Angazhohuni!

Stéphane Hessel, Angazhohuni! Në bisedë me Gilles Vanderpooten, Prishtinë: Shtëpia Botuese PA, 2012Në bisedë me Gilles Vanderpooten

Autori: Stéphane Hessel

Viti i botimit: 2012
Faqe: 56
ISBN: 978-9951-613-02-6
> Amazon

Luftëtari francez i Rezistencës dhe autori i suksesshëm 94 vjeçar Stéphane Hessel përsëri e merr fjalën: Pas suksesit që pati me “Indinjohuni!” ai thërret për një botë më të mirë me librin e tij “Angazhohuni”. Në bisedë me gazetarin Gilles Vanderpooten ish-diplomati Stéphane Hessel paraqet pikëpamjet e tij për t’u angazhuar në jetë.

Për një botë të tillë komplekse, mendon Hessel, nevojiten edhe strategji komplekse. Por rezistenca nuk guxon të ndodhë vetëm në kokë – ne duhet të veprojmë edhe me mjete demokratike siç janë protestat, puna e përbashkët në dimensione ndërkombëtare dhe gjithsesi angazhimi individual politik në hapa të vegjël. Por një gjë na nevojitet gjithsesi: besimi që një angazhim i vogël i yni mund ta ndryshojë botën.